Shtyhet afati për lirimin e objektit komunal në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atqi, ka bërë të ditur ka shtyrë afatin për lirimin e objekti komunal deri në pranimin e në pranim e raportit nga Inspektoratit Komunal.

Në vendim e komunës së udhëhequr nga Atiq, Inspektorati duhet të faktojë rrethanat dhe arsyet e objektit komunal.

“Obligohet Inspektorati Komunal, që të faktojë rrethanat dhe arsyet e përdorimit të objekti në fjalë, që mblidhen përmes vizitave në terren dhe komunikimit më të gjitha palët.

Inspektorati Komunal duhet të sjellë Raportin nga pika 1) e këtij neni brenda afatit kohor prej 15ditësh, pas pranimit të të cilit pas vlerësimit të të gjeturave të cilit, ky Vendim ekzekutohet përmes procedurës përmbarimore, nëse palët kanë refuzuar lirimin vullnetar të objektit”, thuhet në vendim

Ndërkaq, gjatë ditës së premte (sto) ka përfunduar afati i dytë 14 ditor, të cilin Inspektorati Komunal i Mitrovicës Veriore i ka dhënë strukturave paralele që ta lirojnë objektin që shfrytëzojnë ilegalisht. Siç raportoi RTV Dukagjini mëngjesin e së premtes, punëtorët e këtij objekti mësohet që kanë kaluar natën këtu për të mos liruar objektin.

Objekti në fjalë, në të cilin, valon flamuri i Serbisë shumë pak metra pranë komunës së Mitrovicës Veriore, shfrytëzohet nga strukturat paralele serbe.

25 gushti ishte afati i fundit për të liruar këtë objekt, por i njëjti u shtye për dy javë të tjera.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika