Shtyhet gjykimi ndaj Shalës, Bahtijarit dhe Januzit

Gjykimi i Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës, i planifikuar të niste më 14 nëntor, është shtyrë pas kërkesës së palëve

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar - Hagë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se seancat e planifikuara për datat 14 dhe 15 nëntor në gjykimin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës nuk do të mbahen, pas kërkesës së palëve.

Të akuzuarit, Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala, janë nën akuzë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre dhe frikësim gjatë procedurave penale.

Sipas aktakuzës, mes datave 5 dhe 12 prill 2023, ata janë akuzuar se kanë tentuar të ndalojnë një dëshmitar të japë dëshmi në proceset zyrtare, duke përdorur kërcënime të rënda dhe premtime për dhurata ose përfitime të tjera.

“Pas kërkesës së palëve në këtë çështje gjyqësore, seancat e planifikuara më 14 dhe 15 nëntor në gjykimin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës nuk do të mbahen. Të akuzuarit akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurave penale. Konkretisht, në Aktakuzë pretendohet se midis 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, të udhëzuar nga z. Shala, z. Januzi dhe z. Bahtijari u takuan secili më vete me një dëshmitar në dy raste për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para DHSK-së, përfshirë përmes kërcënimit të rëndë dhe premtimit për dhuratë, apo për ndonjë formë tjetër përfitimi”, thuhet në njoftimin e DhSK-së.

Në lidhje me këtë çështje, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u arrestuan në tetor të vitit 2023 dhe kanë deklaruar pafajësinë e tyre ndaj akuzave.

Ndërkaq, Haxhi Shala u arrestua në dhjetor të vitit 2023 dhe, gjatë paraqitjes së tij të parë, nuk u deklarua në lidhje me fajësinë, për t’u vetëdeklaruar më vonë i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Një kërkesë për bashkimin e çështjeve të tyre u dorëzua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) më 13 dhjetor 2023, e cila u miratua nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake më 8 shkurt 2024.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika