Shtyhet gjykimi për Masakrën e Mejës, seanca vazhdon më 25 shtator

Është shtyrë seanca fillestare në rastin e Masakrës së Mejës, ku 53 persona akuzohen për krime lufte, pasi në seancë nuk ishin të pranishëm tre avokatë mbrojtës.

Trupi gjykues ka konstatuar se në mungesë të avokatëve nuk janë krijuar kushtet për vazhdimin e procedurës, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 25 shtator, në ora 08:30.

“Avokati Valon Hasani, avokatja Uresa Restelica dhe avokati Laur Prenaj nuk janë prezent. Nuk jemi në kushte me proceduar tutje. Planifikoj që seanca e ardhshme të jetë më 25 shtator, ora 08:30”, tha gjyqtarja Violeta Namani-Hajra.

Gjykimi për këtë rast zhvillohet në mungesë, ndërsa të akuzuarit përfaqësohen nga avokatët e tyre.

Aktakuza e ngritur në dhjetor të vitit 2023 dhe e plotësuar në prill të vitit 2024, përfshin 53 persona, ndër të cilët i dyshuari kryesor është Momir Stojanoviq, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës.

Krimi në Mejë dhe në fshatrat përreth ndodhi në prill të vitit 1999, ku u vranë qindra civilë shqiptarë të Kosovës. Sipas të dhënave të aktakuzës, vetëm në fshatin Mejë janë vrarë 270 civilë, ndërsa 13 persona vazhdojnë të figurojnë të pagjetur.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe Franko Simatoviq “Frenki”, Sreten Çamoviq, Verolub Zhivkoviq, Illija Todorov dhe Dragan Zhivanoviq.

Sipas aktakuzës, forcat ushtarake-policore dhe paramilitare serbe, gjatë 27-29 prillit 1999, kanë kryer vrasje të civilëve, dëbim të popullsisë, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë në disa fshatra të rajonit të Gjakovës./EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika