Seanca gjyqësore, e planifikuar të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për një nga rastet më skandaloze të uzurpimit të pronës në Hajvali, pas 22 vitesh bllokim, është shtyrë.

Gjyqtarja Kosovare Musliu ka deklaruar se  Gjykata nuk ka kushte për mbajtjen e seancës së sotme dhe mori vendim që seanca të mos mbahet.

“Gjykata konstaton që nuk ka kushte për mbajtjen e seancës. Të paditurit do t’i ftoj personalisht përmes ftesave të rregullta. E shtyejmë më 3 korrik, prej orës 10:00”, ka theksuar ajo.