Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahej sot, është shtyrë për datën 29 qershor në orën 11:00.

Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duke thënë se të gjitha subjektet parlamentare ishin në pajtim që seanca të ndërpritet për sot.

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Kurti fton liderët e partive për takim të shtunën

Sipas Deharit, shtyrja u bë në funksion të përpjekjeve për arritjen e një konsensusi politik për konstituimin e Kuvendit, veçanërisht në prag të takimit të liderëve politikë që është thirrur për nesër nga Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti më i madh parlamentar.

“Të gjithë ishin të mendimit që sot ë ndërpritet seanca. Pasi të mbahet nesër takimi i liderëve politik që është ftuar nga subjekti më i madh politik, të vazhdojmë me seanca më 29 qershor, në ora 11:00”, ka thënë Dehari.