Shtyhet seanca ndaj Pantiqit, Millenkoviqit dhe dy të tjerëve që akuzohen për terrorizëm

Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Dejan Pantiqit, Millun Millenkoviqit, Aleksandar Vlajiqit dhe Miomir Vakiqit, është shtyrë për një ditë tjetër pasi që avokatët kanë thënë se shkresat e lëndës i kanë marrë me vonesë dhe se gjysma e tyre kanë qenë vetëm në gjuhën shqipe

Milun Milenkoviq-Llune

Seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e të akuzuarve Dejan Pantiq, Millun Millenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq, të akuzuar për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, është shtyrë pas kërkesës së mbrojtjes.

Ata kanë theksuar si arsyetim se shkresat nga Prokuroria, të cilat janë dorëzuar këtë të premte, disa prej tyre nuk janë përkthyer ende në gjuhën serbe.

Millun Millenkoviq i njohur si Llune, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllaiq dhe Miomir Vakiq janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale për sulmin terrorist të datës 6 dhjetor ndaj Zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të veriut.

Millun Millunkeviq është arrestuar nën akuzën e kryerjes së veprës penale “Sulmi terrorist”, i cili ka ndodhur vitin e kaluar ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ).

Në këtë ngjarje, dyshohet se ka përfshirje edhe ish-zyrtari policor i Kosovës, Dejan Pantiq.

Millunkoviq ndodhet në paraburgim, tre të tjerët janë nën masën e arrestit shtëpiak, duke u akuzuar për vepra terroriste, duke përfshirë hedhjen e granatave dhe shok bombave drejt zyrave të KKZ-së, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikuar jetën e zyrtarëve dhe policëve.

Sipas njoftimeve nga Policia e Kosovës, dyshohet se Millunkeviq është përfshirë edhe në vepra penale të tjera kundër ushtarëve të KFOR-it.

Më 21 nëntor, Millun Millenkoviq – Llune i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Ai u arrestua në qershor të vitit 2023, nga Policia e Kosovës gjatë një operacioni në veri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika