Në Gjykatën e Prishtinës, seanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, dhe deputetëve nga radhët e LVV-së Salih Zybës, Fitore Pacollit dhe Drita Millakut, është shtyrë për datën 28 shkurt.

Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së deputetes Drita Millaku.

Lidhur me mungesën e të akuzuarës Millaku, gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj, ka thënë se e akuzuara paraprakisht e ka njoftuar gjykatën se është në Slloveni për arsye shëndetësore dhe nuk mund të paraqitet në seancë.

Deputetët e VV-së nëpërmjet gazit lotsjellës protestonin në Kuvend në përpjekje për të ndaluar votimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Xhveçla, deputetët e LVV-së, Salih Zybës dhe Fitore Pacollit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sveçla dhe deputetët e VV-së akuzohen se në mars të 2018-s me hedhjen e gazit lotsjellës kanë kryer veprën penale të “përdorimit të armës ose mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Prokuroria Themelore kishte ngritur aktakuzën në Prishtinë më 29 korrik 2019.

Hedhja e gazit lotsjellës, kualifikohet si përdorim i armës apo i mjetit të rrezikshëm, dënueshmëria e të cilit është nga 1 deri në 8 vjet burgim.