Shtyhet seanca për spiunazh ndaj Shabanit e Qerimit, mungon avokati i mbrojtjes
Dy të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, janë paraqitur sot sërish në gjykatë për vazhdimin e procesit gjyqësor ndaj tyre. Por, seanca e sotme është shtyrë. Shkak i shtyrjes ishte mungesa e avokatit të Shabanit, Besnik Berisha, i cili ka njoftuar gjykatën se ndodhet i angazhuar në një rast tjetër gjyqësor për […]
Dy të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, janë paraqitur sot sërish në gjykatë për vazhdimin e procesit gjyqësor ndaj tyre.
Por, seanca e sotme është shtyrë.
Shkak i shtyrjes ishte mungesa e avokatit të Shabanit, Besnik Berisha, i cili ka njoftuar gjykatën se ndodhet i angazhuar në një rast tjetër gjyqësor për vrasje në Gjakovë.
Procesi ndaj dy të akuzuarve pritet të vazhdojë në një datë tjetër.
Prokuroria Speciale e Kosovës i ngarkon ata me veprën penale të spiunazhit, duke i akuzuar për bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).
Në seancën fillestare, Shabani dhe Qerimi janë deklaruar të pafajshëm.
Bedri Shabani e Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh















