Shtyhet sërish seanca për presidentin, vazhdon në ora 19:00

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojë në ora 19:00.

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të pranishëm në sallë dhe të marrin pjesë në seancë.

“Ju njoftoj që kjo seancë vazhdon sot në orën 19:00. I bëj lutje opozitës që të jenë të pranishëm në seancë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo gjithashtu u është drejtuar mediave të pranishme, duke kërkuar mirëkuptim që të mos pengojnë zhvillimin e seancës, por të raportojnë për interesin publik.

“Jeni këtu për t’i raportuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, por të mos ndikoheni nga diskutimet tona”, është shprehur ajo.

Nis seanca e presidentit, Haxhiu i bën thirrje opozitës të marrë pjesë në votim

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika