Shtyrja e vendimit për ish-krerët e UÇK-së, Vërtopi: Po cenon gjykimin brenda afatit të arsyeshëm

Avokati Florin Vërtopi ka komentuar shtyrjen e afatit për shpalljen e vendimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, duke thënë se kjo çështje tashmë prek parimin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm.

Në emisionin FIVE, Vërtopi tha se vendimi për shtyrje mbështetet në rregullat e procedurës së provave, të cilat, sipas tij, i lejojnë trupit gjykues afat fillestar 90-ditor pas përfundimit të çështjes, me mundësi zgjatjeje edhe për 60 ditë të tjera, madje edhe shtyrje të mëtejshme në raste të veçanta.

Ai sqaroi se, gjatë kësaj periudhe, gjyqtarët bëjnë vlerësimin e provave për secilën akuzë dhe për secilin të akuzuar.

Vërtopi tha se ekziston mundësia që vendimi të shpallet edhe para datës 20 korrik, pa pasur nevojë për shtyrje të mëtejshme.

Sipas tij, zgjatja e procesit ka filluar të cenojë standardin e gjykimit brenda një kohe të arsyeshme, duke përmendur se të akuzuarit ndodhen në paraburgim prej gati pesë vitesh.

Vërtopi shtoi se në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, procese që zgjasin mbi gjashtë vjet e gjysmë konsiderohen shkelje e këtij parimi.

“Kjo çështje veç ka fillu me cenu thellësisht zgjatjet, stërzgjatja, ka filluar me cenu parimin shumë të rëndësishëm vendosjen në një afat të arsyeshëm, katërshja është arrestuar para gati gjatë viteve. Janë disa vendime gjyqësore në gjykatën e Strasburgut që thuhet se mbi gjashtë vjet e gjysmë konsiderohet shkelje e këtij parimi”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu tha se vendimi përfundimtar duhet të bazohet në prova të drejtpërdrejta dhe dëshmi të dëshmitarëve, e jo në materiale që, vijnë prej Serbisë.

“Unë nuk e di në çfarë forme analitike do të mund ta injorojnë apo ta shpallin ndonjë dëshmitar, nuk dinë se çfarë arsyetimi do të mbështesin sepse janë dëshmi të njerëzve që e kanë prek historinë. Vendimi gjyqësor do të duhej të mbështetej në këto dëshmi, e jo në dëshmitë që kanë ardhur prej Serbisë”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika