Shukri Buja premton transport modern dhe stacion të ri autobusësh në Lipjan
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka ndarë përvojën e tij nga një udhëtim i përditshëm me autobus drejt Prishtinës, ku tha se pati mundësinë të bisedojë me nxënës, punëtorë dhe qytetarë të tjerë. Ai theksoi se përballja e tyre e përditshme me vonesat, mungesën e […]
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka ndarë përvojën e tij nga një udhëtim i përditshëm me autobus drejt Prishtinës, ku tha se pati mundësinë të bisedojë me nxënës, punëtorë dhe qytetarë të tjerë.
Ai theksoi se përballja e tyre e përditshme me vonesat, mungesën e lidhjeve të rregullta dhe vështirësitë në transportin publik është një realitet që kërkon zgjidhje urgjente.
“Sot, në udhëtimin tim me autobus drejt Prishtinës, u ula pranë nxënësve që çdo mëngjes nisen herët për në shkollë, pranë punëtorëve që rendin drejt punës dhe pranë qytetarëve që çdo ditë e përballojnë vështirësinë e transportit.















