Shukri Buja pritet nga mijëra qytetarë në Lipjan: Mbështetja juaj e vulosi fitoren tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, është pritur në mënyrë masive nga qytetarët e kësaj komune këtë të premte. Buja është shprehur se mbështetja e marrë sonte ia vulos fitorën e tij, njofton Dukagjini. “FALEMINDERIT qytetarë të dashur të Lipjanit! Sonte treguat dashuri, besim, si dhe përkushtim për Lipjanin […]
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, është pritur në mënyrë masive nga qytetarët e kësaj komune këtë të premte.
Buja është shprehur se mbështetja e marrë sonte ia vulos fitorën e tij, njofton Dukagjini.
“FALEMINDERIT qytetarë të dashur të Lipjanit! Sonte treguat dashuri, besim, si dhe përkushtim për Lipjanin tonë. Energjia juaj më dha forcë, pjesëmarrja juaj më dha shpresë, e mbështetja juaj e vulosi fitoren! Kjo fitore është e juaja! Është koha për fitoren e Lipjanit tonë”, ka shkruar Buja në Facebook.















