Shukri Buja: Rinia e Lipjanit u ngrit fuqishëm, fitorja është e jona
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e komunës, ku ka thënë se mbështetja rinore për partinë është më e madhe se kurrë më parë. Në një postim në Facebook, Buja ka theksuar se rinia i ka dhënë një mesazh të qartë besimi PDK-së dhe fitores […]
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e komunës, ku ka thënë se mbështetja rinore për partinë është më e madhe se kurrë më parë.
Në një postim në Facebook, Buja ka theksuar se rinia i ka dhënë një mesazh të qartë besimi PDK-së dhe fitores në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Si asnjëherë më parë, sonte, Lipjani rinor u ngrit fuqishëm! Rinia na dha mesazhin e qartë: besim në PDK, besim në fitore! Sepse ne punojmë për ta, ne ua bëjmë jetën më të mirë! Fitorja është e jona!”, ka shkruar ai.















