Shumë mangësi në arsyeshmërinë e vendimeve gjyqësore

Gjyqtarët në Kosovë, po vlerësohen se në shumë raste nuk arrijnë t’i arsyetojnë mirë vendimet të cilat i marrin. Madje, këtë e thekson edhe ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani. Një rast i tillë, vlerësohet të ketë ndodhur në rastin e dhunimit të një gruaje në Badovc. Gjytari i kishte shqiptuar të pandehurit dënim me burgim me kusht

Pamje nga Gjykata Supreme e Kosovës

Dënim me burgim prej dy viteve, por i cili nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër të re penale brenda 3 viteve.

Ky është dënimi që ia ka dhënë një personi Gjykata Themelore e Prishtinës, mbi të cilin rëndonte akuza për dhunim.

I dënuari, ishte gjetur fajtor, pasi me forcë e kishte marrë një grua, e kishte dërguar në Badovc dhe aty kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Në arsyetim të këtij vendimi, gjyqtarët kishin vlerësuar gjashtë rrethana lehtësuese dhe vetëm një rënduese.

Mirëpo, në rastet e dhunimit, ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, vlerëson se nuk mund të shqiptohet dënim me kusht duke përdorur si arysetim vetëm rrethanat lehtësuese.

Fejzullah Hasani

“Nëse nuk shkruan se Gjykata këtë rrethanë ia njohu si rrethanë veçanërisht lehtësuese, atëherë në mënyrë arbitrare e ka zbutur dënimin. Do të thotë arbitrare, pa ekzistuar mundësia ligjore. Nëse thotë vetëm që i numëron rrethanat lehtësuese, një, dy, tre, katër, pesë, sa janë, e di edhe ato janë vlerësim më tepër mekanik dhe parafrazim i ligjit, sesa që e kanë pasur statusin e rrethanave lehtësusese, tek dhunimi po flas”, ka deklaruar Hasani.

Fjezullah Hasani, që tani është profesor i drejtësisë thotë se nga përvoja e tij ka hasur në shumë raste, përpilimi i aktgjykimeve, por edhe arsyetimin e tyre, gjyqtarët e bëjnë në mënyrë të gabuar.

“Ju mund të gjeni vendime ku atje e shkruan fusnotën gjyqtari. Nuk ka, fusnota shkruhet në punime shkencore, në punime seminarike, por jo në vendime gjyqësore, për faktin se Kodi i Procedurës Penale përcakton saktë se çka duhet të përmbajë vendimi gjyqësor”, ka shtuar Hasani.

Kjo sipas Hasanit ndodhë, edhe për shkak të mundesës së edukimit për përmirësimin e cilësisë së përpilimit të vendimeve gjyqësore.

Mangësi në këtë pjesë, ka vërejtur edhe avokati Yll Zekaj.

Yll Zekaj

“Ne edhe më herët, gjatë monitorimit të sistemit të drejtësisë, edhe tani si avokat hasim shpesh në aktgjykime të cilat nuk kanë arsyetuar qëllimin e atij aktgjykimi, e shpesh herë janë edhe kundërthënës me vet dispozitivin e atij aktgjykimi. Nuk citohen rrethanat lehtësuese dhe rrethanat rënduese që kanë ardhë e të cilat janë marrë parasysh deri te marrja e një vendimi”,  ka thënë Zekaj.

Dobësitë në arsyetimin e aktgjykimeve kanë bërë që në shumë raste, Gjykata e Apelit dhe Supremja t’i kthejnë lëndët në rigjykim dhe rivendosje.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika