Shumë ndryshime në dy projektligje të sistemit prokurorial

Qeveria në mbledhjen e 96-të të saj ka miratuar një mori projektligjesh. Ndër to është Projektligji për Sigurinë Kibernetike, ai për Prokurin e Shtetit dhe Prokurorinë Speciale. Gjithashtu u miratua edhe projektligji i cili i hap rrugë themelimit të Institutit për Krime Lufte

Qeveria në mbledhjen e 96-të të saj ka miratuar një mori projektligjesh. Ndër to është Projektligji për Sigurinë Kibernetike, ai për Prokurin e Shtetit dhe Prokurorinë Speciale. Gjithashtu u miratua edhe projektligji i cili i hap rrugë themelimit të Institutit për Krime Lufte.

Një muaj para se t’ua kërkojë raportet për punët e tyre, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mblodhi ministrat e kabitetit të tij.

Të gjithë njëzëri miratua një sërë projektligjesh.

Ndër më të rëndësishmit vlerësohet ai për Prokurorin e Shtetit në të cilin janë bërë disa ndryshime.

“Është bërë fuqizimi i kritereve për Kryeprokuror të Shtetit dhe Kryeprokuror të Prokurorive. Poashtu janë qartësuar kompetencat e Kryeprokurorit të Shtetit mbi Prokuroritë”, ka thënë Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë.

Ministrja Haxhiu e vlerësoi avancim të legjislacionit për sistemin prokurorial edhe miratimin e Projektligjit për Prokurorinë Speciale.

Ky projektligj parasheh krijimin e një njësie të veçante të Policisë e cila do t’i dalë në ndihmë për ndjekjen e veprave të korrupsionit.

Dritën e gjelbër të Qeverisë e mori edhe Projektligji i cili i hap rrugë krijimt të Agjencisë për Siguri Kibernetike. Ndërsa u miratua edhe projektligji i cili mundëson themelimin e Institutit për Krimet e kryera gjatë Luftës në Kosovë, i cili ishte shuar në vitin 2018.

Kurse gjendja e rëndë në sistemin shëndetësor ka shtyrë Qeverinë të themelojë me një Komision Ekzekutiv për këtë sektor.

Komisioni i cili do të kryesohet nga Kurti, sipas tij, ka përgjegjësi reformimin e SHSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale, si dhe themelimin e Spitalit të Prishtinës, ndër të tjera.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika