Shumë pikëpyetje për vrasjen e udhëheqësit politik të Hamasit; Ja çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra gjatë një vizite në Teheran, Iran. Ndërsa mediat shtetërore iraniane raportojnë se ai u vra nga një "predhë e drejtuar nga ajri", ende nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo saktësisht dhe asnjë imazh i pasojave të sulmit nuk është shfaqur.

Ka shumë pyetje që ende nuk kanë përgjigje në lidhje me vrasjen e Ismail Haniyeh, duke përfshirë mënyrën se si u vra lideri politik i Hamasit dhe si ndodhi kjo në tokën iraniane.

Tani për tani, dihet se media shtetërore iraniane thotë se ai u vra gjatë vizitës në Teheran për inaugurimin e presidentit të Iranit. Haniyeh po qëndronte në një rezidencë për veteranët në një lagje në veri të Teheranit, por vendndodhja e saktë nuk dihet.

Raportet iraniane thonë se ai u vra nga një “predhë e drejtuar nga ajri” – por ende nuk e dihet se çfarë do të thotë kjo. A ishte një raketë e lëshuar nga një avion apo një dron i ngarkuar me një eksploziv?

Në mënyrë të pazakontë, asnjë imazh i pasojave të sulmit nuk është shfaqur, qoftë në mediat shtetërore iraniane apo në kanalet sociale, të cilat do të ndihmonin t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje.

Ndërkaq, udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se Irani e sheh si detyrë të tij të hakmerret për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, sepse ai u vra në tokën iraniane.

“Ju vratë mysafirin tonë të dashur në shtëpinë tonë dhe tani keni hapur rrugën për dënimin tuaj të ashpër. Ne e konsiderojmë detyrën tonë të kërkojmë gjakun e mysafirit tonë të dashur”, ka thënë Khamenei.

Vrasja e Haniyeh, ndodhi më pak se 24 orë pasi Izraeli pretendoi se kishte vrarë komandantin e Hezbollahut.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika