Shumë pushime për shkak të festave zyrtare, kërkohet ndryshimi i Ligjit

Ndryshimi i Ligjit për festa zyrtare ka mbetur peng i votave të komunitetit serb e në ndërkohë organizata të shoqërisë civile kanë bërë thirrje për kryeministrin e Kosovës që ky ligj duhet të ndryshohet për shkak të diskriminimit që prodhon në ditët e pushimit në mes sektorit publik dhe atij privat

Foto ilustruese

Në vitin 2024 qytetarët e Kosovës do të pushojnë në 12 ditë brenda ditëve të tyre të punës.

Këtë ia mundëson ligji për festat zyrtare që përfshin një sosh datash të tilla.

Muaji prill dhe maj prijnë me këto ditë. Sipas ligjit, kur ditët e festës janë në fundjavë, zëvendësohen me ditën e parë të punës.

Por, kjo po kundërshtohet e madje nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kanë kërkesë direkte për këtë drejtuar kryeministrit të Kosovës.

“Kur një ditë pushimi i bije të shtunën në të shumtën e rasteve bartet të premten, eventualisht edhe të hënën mirëpo kjo në mënyrë automatike ndikon në sektorin privat sepse ne e kemi shumë të vështirë bartjen e lëre më që nuk i kemi të bashkërenduara disa nga festat publike”, ka thënë Zana Beqiri – Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Ndonëse pajtohet që ligji prodhon diskriminim në mes sektorit publik dhe privat, deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani po thotë se ndryshimin e tij po e pamundësojnë mungesa e votave të komunitetit serb.

“I kemi disa ligje me interes vital ku është e pamundur të ecet tutje nëse nuk marrin pjesë edhe komunitetet. Në këtë rast edhe komuniteti serb”, ka thënë ai.

9 maji shënon Ditën e Evropës dhe për këtë ditë Kosova merr pushim në ndërkohë vet shtetet e Evropës nuk e praktikojnë një gjë të tillë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika