Të zgjedhurit e popullit në zgjedhjet e 8 qershorit janë mbledhur për seancën konstituive të legjislaturës së re.
Shumica e deputetëve tashmë veçse janë në sallë teksa seanca ishte paraparë të niste nga ora 10:00, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se në rend dite është betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, hapa që duhet të përmbyllen për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.