Shumica e votuesve në veri ishin kundër largimit të kryetarëve
Të dielen e 21 prillit, u mbajt procesi i votimit në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ku qytetarët kanë pasur mundësinë të votojnë për largimin ose jo të kryetarëve. Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka prezantuar rezultatet e votimit. Bazuar në rezultatet e KQZ-së shumica e votave ishin […]
Të dielen e 21 prillit, u mbajt procesi i votimit në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ku qytetarët kanë pasur mundësinë të votojnë për largimin ose jo të kryetarëve.
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka prezantuar rezultatet e votimit.
Bazuar në rezultatet e KQZ-së shumica e votave ishin kundër largimit të kryetarëve aktualë nga pozitat e tyre.
“Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta. Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV)”, tha për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
“Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta. Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV)”, shtoi ai.
Në këtë proces votuan vetëm 265 qytetarë nga komunat veriore.
Nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votimi u konsiderua i dështuar pasi që aty nuk morën pjesë 50%+1 e qytetarëve me të drejtë vote.
















