Si duhet menaxhuar problemet me ankthin?

E mërkura e shëndetit mendor në Radio Dukagjini sonte na solli dy mysafire të cilat diskutuan për problemet me ankthin

Anduena Kelmendi, punëtore sociale dhe koordinatore e projekteve në Qendrën për Hulumtime Psikosociale dhe Mjekësore dhe Liza Fazliu, psikologe së bashku me gazetaren Xheneta Asllani

Anduena Kelmendi, punëtore sociale dhe koordinatore e projekteve në Qendrën për Hulumtime Psikosociale dhe Mjekësore dhe Liza Fazliu, psikologe, ishin të ftuara sonte në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin.

Maji që po lëmë pas ishte muaji i shëndetit mendor, andaj edhe me 15 maj u mbajt marshi ndërgjegjësues për shëndetin mendor në Kosovë, i pari i këtij lloji. Kelmendi theksoi se shpresojnë që këtë praktikë ta vazhdojnë çdo vit, me qëllim uljen e stigmës, në mënyrë që njerëzit të flasin hapur për problemet dhe çrregullimet që i kanë, e të tjerët t’i kuptojnë e të jenë më empatikë, dhe jo të stigmatizojnë.

Sipas Kelmendit rrethi duhet t’i përkrahë dhe t’ua lehtësojë situatën personave që kanë probleme të shëndetit mendor, e jo t’u shtojnë barra, pasi përkrahja është e nevojshme jo vetëm nga psikologu, por edhe nga familja dhe rrethi.

Qendra për Hulumtime Psikosociale dhe Mjekësore ka bërë edhe një hulumtim për ankthin, ku është gjetur se shkaktarët më të shpesh të tij janë problemet në shkollë, familje dhe ato financiare. Kelmendi deklaron se personat tjerë, duhet të njoftohen dhe vetëdijësohen sa më shumë për këto çrregullime, të mësojnë se si t’i qëndrojnë afër dikujt që ka ankth, dhe të mësojnë si ta bëjnë atë person të ndihet më mirë.

Ajo shton se sipas hulumtimeve një numër i lartë i njerëzve kanë probleme me ankthin, andaj po punojnë vazhdimisht që të kenë hulumtime tjera për të parë se çfarë mund të bëjmë që të rritet ndërgjegjësimi për shëndetin mendor.

Psikologia Fazliu në anën tjetër deklaroi se si profesionistë shëndetësorë, mund të bëjnë gjithçka përderisa vet personi që ka probleme të shëndetit mendor shpreh gatishmërinë të ndihmojë vetën e tij, dhe e di se ka nevojë për një psikolog. Për këtë ajo shton se duhet të rritet vetëdijeshmëria më shumë sesa që është tani.

Fazliu thekson se personat që përballen me probleme të tilla duhet të dijnë se nuk është turp të kërkosh ndihmë, pasi të kesh probleme është një situatë normale, ashtu siç është edhe kërkimi i ndihmës, pasi secili duhet ta dijë se nuk është i vetmi person që po e përjeton një situatë të caktuar.

Psikologia shtoi se kur të pranojmë t’i ndajmë problemet tona me të tjerët, do të mund t’i shohim rezultatet dhe sukseset që vijnë pas. Ndarja e problemeve, sipas saj, duhet të normalizohet, e jo të shkojë deri në atë pikë ku nuk mund të menaxhohen, duke kaluar në ankth.

Fazliu nënvizon se çdo stres duhet ndarë me të tjerët, nëse jo me familjen e rrethin, atëherë së paku me profesionistin që në këtë rast është psikologu, që me teknika të ndryshme të ndihmon që t’ia dalësh.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika