Si duken festivalet e së ardhmes? Krist Martiro ndan përvojën nga ZAMNA Madrid

 Si mund të bashkëjetojnë atmosfera festive dhe kujdesi për hapësirën që pret mijëra emocione? Nga muzika dhe skenografia te zgjedhjet ambientale mbi plastikën, energjinë dhe transportin, ZAMNA Madrid bëhet pikënisje për një bisedë mbi festivalet e së ardhmes. Krist Martiro sjell këndvështrimin e tij, përmes përvojës së ndarë me ndjekësit.

Muzika elektronike ishte në qendër të mbrëmjes, por përvoja shtrihej përtej skenës. Në ZAMNA Madrid, programi artistik, skenografia dhe hapësira e festivalit bashkuan publikun në një event ku atmosfera krijohej po aq nga artistët, sa edhe nga prania e publikut pjesëmarrës.

Më 11 shtator, në Universidad Autónoma de Madrid, Black Coffee kryesoi programin, krahas AMÉMÉ, Argia, Avangart Tabldot dhe Pablo Fierro. Ndalesa madrilene solli konceptin e ZAMNA-s, me origjinë në Tulum, ku muzika elektronike ndërthuret me skenografinë dhe elementet e natyrës për të krijuar një përvojë të përbashkët.

Mes pjesëmarrësve kishte dhe një sërë personazhesh të showbizit shqiptar, ndër ta ishte edhe moderatori dhe deejay Krist Martiro. Në një reel të ndarë me ndjekësit në Instagram, ai rrëfeu përvojën nga festivali: muzikën, atmosferën dhe pjesëmarrjen. Por krahas emocioneve të mbrëmjes, Kristi u ndal edhe te mënyra si mendohen dhe organizohen këto aktivitete.

Në reflektimin e tij mbi një festival “të përgjegjshëm”, ai përmendi qasjen ambientale në reduktimin e plastikës, përdorimin efikas të energjisë dhe transportin e qëndrueshëm. Ishte një ftesë për të shqyrtuar edhe vendimmarrjen pas një eventi festiv: si përdoren burimet, transporti i aksesueshëm dhe impakti ambiental që këto aktivitete kanë pas përfundimit, në hapësirat ku realizohen.

Shiko videon duke klikuar KËTU.

Kristi e lidhi këtë bisedë edhe me konceptin “smoke-free”, pjesë e bashkëpunimit IQOS x ZAMNA.

“Edhe një kulturë smoke-free mund të ndikojë në një ambient më të pastër, me më pak mbetje dhe bishta cigaresh në tokë,” u shpreh ai.

Për Kristin, diskutimi për përgjegjësinë përfshin edhe partnerët që marrin pjesë në realizimin e festivalit.

 

“Dhe këtu hyjnë dhe brandet e mëdha; jo thjesht si sponsor, por si partnerë që ndikojnë mënyrën si organizohen aktivitetet,” tha ai, përpara se ta përmblidhte reflektimin me një pyetje mbi suksesin afatgjatë të këtyre eventeve: “E ardhmja e eventeve nuk është vetëm sa njerëz mund të mbledhësh, është edhe çfarë lë pas.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika