Si dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye Milan Vukashinoviq nga xhandarmëria serbe?

Milan Vukashinoviq, nga Leposaviqi, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe anëtar i partisë Fytyra e re e Drejtësisë Popullore, sipas ish-zëvendës ministrit, Radoica Radomiroviq, është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës dhe tani është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Serbi. TV Dukagjini gjatë ditës, ka qenë saktësisht në vendin ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja, pak kilometra nga kufiri Kosovë-Serbi.

Të hënën mbrëma KFOR-i tha se situata e sigurisë në kufijtë e Kosovës është e qetë.

Ndërsa, për dyshimet se xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës dhe e ka rrëmbyer Milan Vuashinoviqin, thanë se Policia ka nisur hetim.

Indiferent ndaj këtij rasti qëndruan edhe sot kur i takuam pikërisht në vendin ku dyshohet se ndodhi rasti, pak kilometra larg kufirit me Serbinë.

Në këtë vend e takuam edhe ish zv. Ministrin e pushtetit Lokal, Radoica Radomireviqin.

Ai ka dal në vendin ku pretendon se miku i tij, bashkëpartiaku në Novo Lice Narodna Pravda, është rrëmbyer nga njerëz të armatosur e të uniformuar.

“Nga kontaktet që kemi në Serbi, miqtë e mi në Nish dhe përmes avokatit, ne kemi pyetur dhe kemi mësuar menjëherë se sulmi ndaj Milan Vukashinoviq ka ndodhur këtu dhe se pas kësaj ai është marrë dhe dërguar me tre xhipa nga persona të maskuar me uniforma të zeza dhe të gjelbra në spitalin e Prokupljes. Në spitalin e Prokupljes e kanë dorëzuar të lidhur. Kur ai hyri në autoambulancë, atëherë është lajmëruar te nëna e tij. Në Qendrën Klinike në Nish e ka pritur drejtori i qendrës klinike, gjë që nuk është e zakonshme, dhe u ka ndaluar stafit të japë çfarëdo deklarate për Milan Vukashinoviqin”, ka thënë Radomiroviq.

Radomiroviq pretendon se të shtunën në mbrëmje është informuar nga burimet që ka ai, se Vukashinoviq është plagosur tek sa po shkonte të blerë mjaltë nga një serb i Kurshumlisë.

“Dje, nëna e Milan Vukashinoviq shkoi ta vizitojë, por fatkeqësisht nuk mundi ta shihte. Drejtori i Qendrës Klinike nuk e lejoi. Mjeku vetëm tha se është në gjendje shumë të rëndë, se i është hequr një veshkë, se i është hequr perikardi (mbështjellësi i zemrës) dhe se ka metal në shtyllën kurrizore”, ka shtuar ai.

Radomiroviq pretendon se para gati dy viteve, ishte bërë edhe një atentat tjetër ndaj Milan Vukashinoviqit, dhe beson se prapa të gjithave qëndron grupi i Milan Radojiçiqit.

Deri më tani nga autoritet serbe, për këta rast, nuk ka pasur asnjë reagim.

Për të iu afruar kufirit me Serbinë, Milan Vuashinoviq nuk ka mundur që të kalojë këtu përmes rrugës kryesore sepse këtu është një kanal i hapur. Ai i ka shfrytëzuar rrugët anësore, madje dyshohet se vetura në të cilën ishte, u plagos dhe u rrëmbye ende nuk ndodhet pak kilometra prapa meje, në territorin e Kosovës.

Ndërkohë Policia e Kosovës për rastin e raportuar tek ta ka informuar dy ditë më vonë. Përkundër interesimit, TV Dukagjini nuk ka pranuar një sqarim për arsyet se pse u vendos që lajmi të bëhet publik tek dy ditë më vonë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika