Si e kanë “krijuar” identitetin kosovar LDK-ja dhe UÇK-ja?
Profesori, Nexhmedin Spahiu, ka treguar se kur është krijuar kombi kosovar, gjë që për të i njëjti u krijua gjatë fundviteve të 80-ta kur Ibrahim Rugova e kishte themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe jo Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve. “Mendoj se identiteti kosovar është krijuar nga ata që kanë vendosë në vitet 90, pra në […]
Profesori, Nexhmedin Spahiu, ka treguar se kur është krijuar kombi kosovar, gjë që për të i njëjti u krijua gjatë fundviteve të 80-ta kur Ibrahim Rugova e kishte themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe jo Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve.
“Mendoj se identiteti kosovar është krijuar nga ata që kanë vendosë në vitet 90, pra në kohën e shkatërrimit të Jugosllavisë, që forcat politike në Kosovë të quhen: Lidhja Demokratike e Kosovës, e jo Lidhja Demokratike e Shqiptarëve dhe s’i kanë krijuar degët e partive prej Strugës e deri në Ulqin e Sarandë”.
Por, sipas tij, kombi kosovar e ka marrë vulën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës e mori emrin kështu e jo Ushtria Çlirimtare e Shqiptarëve.
“Ata që i kanë dhënë vulë identitetit kosovar, mandej kanë qenë edhe bartësit e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj mund të thonë që nuk jemi për identitetin kosovar, por me vetë faktin që ata e kanë krijuar ushtrinë e quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe jo Ushtria Çlirimtare e Shqiptarëve, i kanë dhënë vulë identitetit politik kosovar”, ka thënë Spahiu në vitin në mes viteve 2004- 2007.
Marrë në faqe 268 në librin e shkruar nga Shkëlzen Gashi, “Kosova Lufta dhe Paqja”(intervista).















