Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ishte i pari që konfirmoi vdekjen e liderit suprem iranian, Khamenei.

Pas kësaj edhe televizionet shtetërore iraniane konfirmuan vdekjen e Ajatollah Khameneit, në të njëjten kohë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Duke lexuar një deklaratë të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, mediat shtetërore iraniane konfirmuan njëkohësisht vdekjen e Ajatollah Khameneit.

“Udhëheqësi dhe Imami i myslimanëve, Shkëlqesia e Tij Ajatollah Seyyed Ali Hosseini Khamenei, në rrugën e mbështetjes së lartësimit të shenjtë të Republikës Islamike të Iranit, piu thatësirën e ëmbël dhe të pastër të martirizimit dhe iu bashkua Mbretërisë Supreme Qiellore”, sipas një përkthimi të Reuters, kështu u raportuar vdekja nga prezantuesi i cili mes lotëve fliste.

Shikoni momentin kur u njoftua vdekja:

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Moment historik për popullin iranian