Drejtori i Emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulëzim Fushtica, ka folur për Radio Dukagjinin dhe ka konfirmuar se stuhia e shiut ka krijuar disa dëm në komunën e Prishtinës që sipas tij ajo ka rrezuar disa lisa.

Ndërsa sipas tij institucionet përkatëset kanë dalë në vendin e ngjarjes e janë duke i larguar drunjte nga rruga.

“Gjendja për momentin është e stabilizuar, kemi disa pemë të rrezuar në kryeqytet jemi duke intervenuar në rrugën Luna Haradinaj, rrugën Agim Ramadani, në Bregun e Dellit”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se ka edhe vërshime në disa pjesë të qytetit.

“Kemi vërshime dhe në disa pjesë të qytetit të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe janë duke punuar që ta sanojnë gjendje sa me shpejt”, ka përfunduar Fuchtica.