Si është raporti i ministrit Çeku me Federatën e Futbollit?

Hajrullah ÇEKU

Trajneri dhe profesori, Bylbyl Sokoli, në emisionin “Debat Plus” ka ngritur një pyetje drejtuar ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sokoli ka pyetur ministrin Çeku se ka bashkëpunim mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ministrisë që udhëheq Çeku.

Çeku tha se bashkëpunoi me FFK-së është i njëjtë sikur me federatat e tjera.

Ai tha se është ndryshe nga ish-ministrat e tjerë që e kanë përdorë detyrën zyrtare për të përfituar më vonë në organizatat sportive.

“Bashkëpunimi është i njëjtë sikur më të gjitha federatat, unë nuk aplikojë standard ndryshe për futbollin. Unë e mbaj një distancë të barabartë me të gjitha federatat , i njoh disa praktika në të kaluarën të favorizimeve, krimit të disa raporteve të, nganjëherë të pa nevoje mes politikës dh sportit. Ka shumë tash ish-deputet e ish-ministra që janë pjesë e organizatave sportive, që e kanë shfrytëzua këtë pozitë me kriju përftime për vete”, ka thënë ai.

Çeku tha se nuk ka diskriminim ndaj dikujt dhe nuk as priveligjim ndaj dikujt.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika