Si është të jetosh sot në banesat e epokës sovjetike?

Shumë banesa të epokës sovjetike kanë mbijetuar më shumë se vetë qeveritë komuniste që i ndërtuan ato

Banesa Barbara, "Plac Grunwaldzki" në Wrocław, Poloni

Në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik dhe Bllokun Lindor, komplekset e mëdha të betonit qëndrojnë si dëshmi e lëvizjes së Evropës për strehim të pasluftës. Të ndërtuara masivisht në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, dizajnet e tyre utilitare zakonisht ishin të orientuara drejt sigurimit të shtëpive sa më të shpejta dhe njëherësh, më të lira.

Por ndërkohë, disa nga këto zhvillime që atëherë janë rrafshuar ose janë shkatërruar, shumë prej tyre kanë mbijetuar më shumë se vetë qeveritë komuniste që i ndërtuan ato.

Në vitin 2012, David Navarro dhe Martyna Sobecka, themelues të shtëpisë botuese dhe studios së dizajnit “Zupagrafika”, filluan të dokumentojnë blloqet e vjetra të betonit të Evropës Lindore dhe të takojnë njerëzit që ende i jetojnë në këto shtëpi. Fillimisht, dyshja synonin të fotografonin modele arkitekturore letre kundër ndërtesave që ato realisht përfaqësonin, megjithëse në vend të kësaj ata u kërkuan banorëve të pozonin për portrete duke mbajtur ilustrimet.

Një dekadë më vonë, dhe me ndihmën e fotografëve nga i gjithë rajoni, ata kanë publikuar imazhe dhe histori nga 40 projekte banimi në 37 qytete të ndryshme.

Nga ai që dikur ishte Berlini Lindor e deri te qyteti i largët rus i Norilsk, Navarro dhe Sobecka zbuluan se banorët e këtyre ndërtesave shpesh të shara ankohen për probleme, duke përfshirë izolimin e dobët dhe mungesën e mirëmbajtjes. Por krahas këtyre, ata zbuluan edhe shumë banorë që ishin nostalgjik për shtëpitë e tyre të kohës së Luftës së Ftohtë.

Siç shkruan dyshja në hyrje të librit të tyre të ri, “Portrete konkrete të ish-Bllokut Lindor “, subjektet e tyre kanë kujtime si për “vitet e arta të ndërtesave ashtu edhe për kohët më të errëta”.

“Unë kam qenë një nga qiramarrësit e parë këtu. Unë absolutisht e dua apartamentin tim në katin e katërt. Kam tre dhoma te bollshme me një kuzhinë të vogël”, thotë Banesa Barbara, gruaja në foton në qendër të lajmit e cila jeton në Plac Grunwaldzki në Wrocław, Poloni.

“I vetmi disavantazh janë pëllumbat, o e dashur, kjo është vërtet e tmerrshme! Renovimi duket i bukur dhe i pastër nga jashtë, por ata nuk vendosën qeramikë në dyshemetë e ballkonit, siç premtuan. Përveç kësaj, qiramarrësit ende paguajnë rreth 200 zloty. (43 dollarë) në muaj secili për këtë rinovim.”

“Këto shtëpi panelake (betoni të parafabrikuara) u ndërtuan shumë shpejt në mënyrë që njerëzit të kishin vend për të jetuar. Të gjithëve u pëlqente këtu. Pastaj erdhi Revolucioni Kadife dhe ata donin t’i shembnin; po t’i kishin prishur, ne nuk do t’i kishim shtëpitë sot. Kur ne blinim një apartament këtu ishte shumë e përballueshme, tani ato janë në dispozicion për 4 milionë koruna (166,000 dollarë), mjaft të shtrenjta për njerëzit që nuk kanë shumë para”, transmeton CNN.

Zinaida, kompleksi i banesave “Novosmolenskaya” në Shën Petersburg, Rusi

Zinaida,një grua që jeton në kompleksin e banesave “Novosmolenskaya” në Shën Petersburg, Rusi thotë se “këtu pothuajse nuk ka të rinj, por shtëpia ka shumë përparësi: është relativisht e qetë, afër metrosë dhe ka shumë gjelbërim përreth. Disavantazhi kryesor është se muret, dyshemetë dhe tavanet janë të pabarabarta. Ndoshta diçka shkoi keq gjatë ndërtimit”.

Givi, shtëpi banimi Sky-Bridge në Tbilisi, Gjeorgji

Givi i cili jeton në Gjeorgji thotë se ka plot 40 vjet që jeton aty.

“Kam 40 vjet që jetoj në katin e urës, para se të ndërtoheshin urat, i gjithë kati ishte mbyllur dhe unë qëndrova i vetmi. Këto dritare të rrumbullakosura dikur ishin ballkone që nuk mund të transformoheshin në atë kohë. Tani, disa nga qiramarrësit i kanë mbuluar ato për të pasur dhomë më të ngrohur brenda, vetëm tymrat e tyre ngrihen në ballkonin tim”, thotë ai.

Divna, Porta e Qytetit Lindor të Beogradit në Beograd, Serbi

Divna e cila jeton në Beograd të Serbisë thotë se “ndërtesat janë të vjetra dhe të ndërtuara mirë. Ato janë statujat e Beogradit. Themelet e tyre janë thellësisht të rrënjosura duke mbrojtur edhe katet më të larta nga tërmetet.”

Christin, Berliner Querplatte në Berlin, Gjermani

“Kam lindur në distriktin lindor të Prenzlauer Berg dhe u transferova këtu në vitet 1970. Unë jetoj në katin e nëntë dhe kam një apartament me dy dhoma gjumi, më shumë se sa vend i mjaftueshëm për mua dhe qenin ti” thotë Christin, banuese në Berlin të Gjermanisë.

“Qiraja është 500 euro në muaj dhe për pensionin tim modest është shumë, por nuk është shumë për këtë vendndodhje të mrekullueshme, apo jo? Unë mund të shoh Kullën e Televizionit nga dritarja ime!”

Deklaratat e mësipërme të banorëve janë pjesë e botimit që ofron një kritikë të thellë të blloqeve të banimit prej betoni, rezistente të kohës dhe ndjenjës së shtëpisë.

Të fundit nga rubrika