Dokumentet që vinin nga strukturat e inteligjencës serbe dhe që përmes Bojan Dimiçit i përcilleshin Fatmir Shehollit, më pas përfundonin te persona që mund t’i nxirrnin në publik, përfshirë ish-zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi.
Në korrik 2024, Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Milazim Gashi, kishte ngritur dyshime lidhur me financimin e disa xhamive në Kosovë nga struktura të dyshimta, të cilat ai i kishte lidhur me shërbimin ushtarak të Serbisë.
Deklaratat kishin ngjallur reagime të mëdha nga komuniteti mysliman dhe BIK, të cilët kishin paralajmëruar padi duke paraqitur fakte per financimin e ktyre xhamive nga vetë komuniteti dhe si tendencë për të njollosur islamin në Kosovë dhe nxitur përçarje mes qytetarëve të Kosovës.
Dokumentet që vinin nga strukturat e inteligjencës serbe dhe që përmes Bojan Dimiçit i përcilleshin Fatmir Shehollit, më pas dyshohet se përfundonin te persona që mund t’i nxirrnin në publik, përfshirë ish-zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi.
Një prej materialeve lidhej me pretendime për financimin dhe ndërtimin e xhamive në Kosovë.
Sipas përmbajtjes së dokumentit, të cilin Dimiçi ia kishte dërguar Shehollit, bëhej fjalë për një pretendim se plani i BIA-s ishte që të ndërtoheshin sa më shumë xhami në Republikën e Kosovës.
Dokumenti më pas i ishte përcjellë Milazim Gashit, i cili e kishte nxjerrë temën në publik.
Në korrik të vitit 2024, Gashi kishte ngritur publikisht pretendime për financimin e disa xhamive në Kosovë, duke i lidhur ato me struktura të dyshimta nga Serbia.
Deklaratat kishin shkaktuar reagime nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe komuniteti mysliman, të cilët i kishin kundërshtuar pretendimet për financimin e xhamive dhe kishin kërkuar prova.
Sipas materialeve të publikuara, ky nuk ishte rasti i vetëm ku dokumente të përcjella nga Bojan Dimiçi te Sheholli dyshohet se synohej të nxirreshin në publik përmes personave të tjerë.
Në një rast tjetër, Dimiçi ia kishte dërguar Shehollit një dokument tjetër, të cilin ky i fundit kishte tentuar ta publikonte përmes mediave në Kosovë.
Pasi nuk kishte arritur ta publikonte, dokumenti ishte publikuar në një portal në Shqipëri. Më pas, Sheholli kishte dalë në emisionin “Kojshia Show”, ku kishte thënë se dokumentin e kishte parë në një media në Shqipëri.
Dokumenti ishte komentuar në emision si material që pretendohej të ishte autentik. Në diskutim kishte marrë pjesë edhe ish-zyrtari i RDB-së, Nafi Qegrani.
Ngritja e aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe dokumentimi i përcjellje së materialeve të përgaditura nga BIA, tek agjentë influentë që mund të shtyjnë në media këto tematika, konfirmon angazhimin e Shehollit dhe Gashit në shtyrjen e agjendës së BIA, për të nxitur tema që përhapin dezinformata dhe urrejtje mes qytetarëve të Kosovës.
