Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka treguar rreth ditës së parë të saj si presidente e vendit.

Në “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini, Osmani ka treguar se të parat që kishte takuar në Presidencë ishin xhudistet.

“Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme 4 prilli, sepse qysh në momentet e para pas betimit të marrjes nga detyra, nga atëherë kryetari i Kuvendit Konjufca, kemi pritur disa njerëz që janë imazhi më i mirë i vendit tonë. Kemi pritur xhudistet tona, që kanë qenë mysafiret tona të para në Presidencë pasi kam marrë detyrën, të cilat janë dhe personat që ia kanë zbardhë fytyrën shtetit, e ngritën flamurin e shtetit lart e më lart. Pastaj pritëm atomistët, disa prej nxënësve të cilët shkëlqejnë në gara ndërkombëtare në shumë fusha, pastaj edhe familjet e personave të zhdukur me dhunë, nxënës të shkollave të shumta..”, ka treguar Osmani.

Ajo ka thënë se, kur ishte e vogël, nuk ka menduar se ka një profesion të paarritshëm për të.

Vizita e Osmanit në ambientet e Dukagjinit vjen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Presidentëve.

Për të parë intervistën e plotë, kliko këtu.

Për kanalin e Radio Dukagjini në YouTube, kliko këtu.