E vendosur në gjirin e Napolit në Italinë e sotme, Herkulaneum ishte një arratisje bregdetare për qytetarët e pasur të Romës.

Qyteti relativisht i vogël ka ekzistuar rreth vitit 500 para Krishtit deri në shkatërrimin e tij nga mali Vezuv në vitin 79 pas Krishtit. Ashtu si Pompei aty pranë, Herkulaneum ishte i humbur deri në vitet 1700.

Banorët modernë të Ercolanos gjetën qytetin e ruajtur kur filluan të gërmojnë për të hapur puse. Zbulimi i tyre ngjalli një interes të ripërtërirë në jetën e romakëve të lashtë dhe lindjen e arkeologjisë.

Ndërsa, jeta e njerëzve në kohë e lashtë kishte dallime sociale se si ushqeheshin të pasurit dhe skllavët, por në këtë shkrim të shpaloset jetesa në qytetin e Herkulaneum.

Pse grekët dhe romakët e lashtë hëngrën shtrirë? Në atë kohë, kishte qenë privilegj që të haje duke qenë i shtrirë, dhe kjo ishte e drejtë që u takonte vetëm njerëzve të lirë, ndërsa gratë, fëmijët dhe skllevërit, megjithatë, duhej të hanin ulur.

Të ushqyerit duke qenë shtrirë ose i mbështetur kishte zanafillën në Greqinë e lashtë, të paktën që në shekullin e 7-të para Krishtit. Më vonë u mor nga romakët.

Nga ana tjetër, romakët filluan të shtriheshin për të ngrënë, dhe gratë gradualisht filluan të bënin të njëjtën gjë.

Kjo mënyrë e të ushqyerit, megjithatë, mbeti më e zakonshme për festimet familjare, bankete dhe mbledhjet mes miqve, pasi favorizonte relaksimin dhe diskutimin.

Herculaneum, i quajtur pas heroit Hercules, ishte një qytet i vogël në Campania në bregun perëndimor të Italisë qendrore, i vendosur rreth 8 km në jug-lindje të Napolit të sotëm. Duke pasur vetëm një port të vogël, avantazhet kryesore të tij ishin klima e shkëlqyer dhe pozicioni i tij bregdetar.