Si mund ta kuptoni që telefoni juaj është hakuar?

Gjithçka që duhet të dini për të identifikuar nëse iphone juaj është hakuar

A keni menduar ndonjëherë se si mund ta dini nëse telefoni juaj është hakuar?

Funksionimi i ngadaltë i pajisjes është zakonisht treguesi i parë që dikush është futur në sistemin e telefonit pa u vënë re. Përveç kësaj, bateria harxhohet shumë shpejt dhe aplikacionet nuk funksionojnë siç duhet, shkruan TechnoNews.

Këto janë simptomat më të zakonshme që tregojnë se telefoni mund të jetë hakuar dhe sulmet kryhen kryesisht përmes instalimit të fshehur të “softuerit me qëllim të keq”.

Një softuer i tillë arrin në telefon nëpërmjet internetit ose nëpërmjet një lidhjeje kabllore me një kompjuter tjetër. Për shembull, kjo mund të ndodhë kur ia jepni telefonin një dyqani për rregullimin e telefonave.

Hakerët përpiqen të depërtojnë në telefon me ndihmën e programeve që nuk janë kërkuese për performancën e pajisjes dhe karikimin e baterisë.

Në fillim, telefoni mund të mos shfaqë shenja hakimi dhe i vetmi tregues do të jenë njoftimet në aplikacione dhe në rrjetet sociale.

Por më vonë vetë telefoni do të fillojë të japë sinjale. Herët a vonë, do të fillojnë ndërprerjet dhe diçka do të shkojë keq.

Për të mbrojtur veten, prodhuesit rekomandojnë instalimin e aplikacioneve të shkarkuara vetëm nga burime të sigurta dhe shmangien e lidhjes me internet të panjohur.

Nëse dyshoni se telefoni tashmë është hakuar, ekspertët ju këshillojnë të telefononi shërbimin ndaj klientit të prodhuesit ose shitësit të pajisjes. Ai do të shpjegojë se si ta shikoni telefonin nëse është i hakuar apo jo.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika