Si po zhvillohet fushata në katër komunat veriore?
Në këtë objekt që shumë shërbime arrijnë të marrin banorët e fshatit Çabër shërben edhe për takimin e komunitetit shqiptar. Andaj këtu edhe po takon shumë votues potencial Izmir Zeqiri, që ia ka mësy garës për kryetar të Zubin Potokut. Zeqiri, në ditën e dytë të fushatës së parakohshme zgjedhore ka treguar se si po […]
Në këtë objekt që shumë shërbime arrijnë të marrin banorët e fshatit Çabër shërben edhe për takimin e komunitetit shqiptar.
Andaj këtu edhe po takon shumë votues potencial Izmir Zeqiri, që ia ka mësy garës për kryetar të Zubin Potokut.
Zeqiri, në ditën e dytë të fushatës së parakohshme zgjedhore ka treguar se si po e zhvillon gjithë këtë fushatë, që do të zgjasë 5 ditë.
“Këtë herë e kemi zgjedhur një fushatë më të qetë të zhvillojmë. Po bëjmë fushatën derë më derë, po takojmë të gjithë të moshuar të rinj”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri thotë se në rast se do të zgjidhet kryetari i ri i komunës me shumicë serbe, nuk do të hezitonte të përfshinte këtë komunitet në kabinet të tij.
“Unë do të kisha dëshirë që nesër në kabinetin tim shumica absolute 80 përqind të jenë serbë, të komunitetit serb”, ka vijuar ai.
Kësaj gare i kanë hyrë edhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilët në komunën e Mitrovicës së Veriut e kanë kandiduar Erden Atiqin.
Mirëpo, qytetarët e Mitrovicës së Veriut e kanë edhe një alternativë tjetër për të votuar.
Emri i Betim Osmanit është në listën e kandidatëve për kryetar, i cili vjen nga Iniciativa Qytetare Mitrovica.
Në këto zgjedhje nuk po marrin pjesë Lista Serbe, partia që i ka fituar zgjedhjet në të kaluarën.
Ndërkohë, përveç garës për kryetar në këto katër komuna veriore, në Zveçan dhe Leposaviq do të ketë garë edhe për kuvende komunale.















