Si të aplikohet për mjekun familjar? Flet zëvendësministri i MSH Arsim Berisha

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka filluar aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar.

Për detaje më të hollësishme lidhur me procesin e aplikimit dhe informacione se cilat komuna janë përzgjedhur për pilotprojektin e Ministrisë së Shëndetësisë, apo edhe si duhet të aplikojnë qytetarët e këtyre katër vendeve ka diskutuar Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha.

Këto detaje u diskutuan tek emisioni “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

Sipas Berishes, janë përzgjedhur katër komuna si Prizreni, Istogu, Lipjani dhe dy QKMF në kryeqytet.

“Pilot projekti ka filluar prej 9 janar. Dhe janë përzgjedhur katër komuna: Komuna e Prizrenit, Istogut, Lipjanit si dhe dy QKF në kryeqytet, QMF 6 dhe 5, përkatësisht në Ulpianë dhe Kodra e Diellit”, ka thënë Berisha.

Ndërsa detajet se pse janë zgjedhur këto komuna, Berisha ka theksuar se “Istogu është përzgjedhur shkaku se Shahija, agjensia që e udhëheq platformen E-Kosova ka të përzgjedhur edhe adresat. Ndërsa Prizreni ka diversitet kulturor, infrastrukturës së plotë por dhe për shkak të numrit të specializantëve të mjekësisë familjare që punojnë  në kuadër të QKMF-së dhe numri I madh i punëtorëve prej 475, që funksionojnë në kuadër të Komunës. Ndërsa, Lipjani ka angazhim të madh nga MSH, dhe partneri strategjik i AQH-së, një përkrahje e vazhdueshme e shtetit zvicran lidhur me kujdesin parësor shëndetësor. Pastaj në kryeqytet, që të shohum lëvizjen e populates si dhe nevojën për rritje apo të shohum saktësisht se sa mjek i duhet Prishtinës”.

Sa i përket numrit të pacientëve që një mjek familjar do të ketë do të sillet rreth 200-2500 dhe deri në 3000 persona. Ndërsa si kriter bazë do të jetë gjendja civile apo e vendbanimit.

“Roli I mjekut familjar është rreth 80% e vizitave në kujdesit shëndetësor realizohen në të gjitha Institucionet publike të Kosovës ndërsa 20% kryehen në spitalet regjionale dhe Klinikën Universitare. Ndërsa janë përcaktuar kriteret se një mjek familjar të merr 2000-2500dhe deri dhe deri në 3000 pacientë. Varet se sa është numri I nevojshëm I qytetarëve që gravitojnë në regjionit në Institucionit public apo edhe nevojës për të rritur numrin e stafit shëndetësor. Kriter bazë për përzgjedhjen e mjekut familjar është gjendja civile apo e vendbanimit të qytetarit. Banorët që jetojnë në një lagje të caktuar, kanë të drejtë të përzgjedhin mjekun familjar përmes platformës E-kosova, vetëm ata që jetojnë në atë lagje”.

Si detaj tjetër i rëndësishëm, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arben Berisha ka thënë se qytetari ka të drejtë të përzgjedhë mjekun familjar edhe për fëmijët, bashkëshorten apo edhe prindërit por jo edhe për familjen e gjerë.

Ndërrimi i mjekut familjar qoftë nga qytetari apo familjarët, nëse ka arsyetim të fortë mund të ndryshojë vetëm një herë brenda vitit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika