Si të kuptoni se ka ardhur koha për të prerë flokët?

Për shumë njerëz, është e vështirë të përcaktohet momenti i duhur për të prerë flokët, veçanërisht nëse po mundoheni t’i rrisni.

Sipas parukierëve, ka një periudhë të caktuar që duhet ndjekur për të mbajtur flokët të shëndetshëm dhe me pamje të bukur, edhe pse kjo mund të ndryshojë në varësi të disa faktorëve të ndryshëm, si lloji, gjatësi dhe trashësia e flokëve.

Duke u bazuar në këshillat e ekspertëve, flokët e shkurtër kërkojnë prerje çdo muaj, ndërsa flokët me gjatësi mesatare duhet të priten pas gjashtë ose tetë javëve.

Për ata me flokë të gjatë, një prerje çdo gjashtë muaj mund të mjaftojë, pasi ato nuk kanë nevojë për rregullime kaq të shpeshta. Po ashtu, ekspertët theksojnë se flokët e trashë zakonisht kërkojnë më pak kujdesje, për shkak të strukturës më të fortë, ndryshe nga flokët e hollë.

Një mënyrë për të kuptuar nëse është koha për një prerje është vëzhgimi i gjendjes së majave të flokëve. Fijet e ndara janë një sinjal i qartë, por gjithashtu mund të vini re që flokët tuaj nuk qëndrojnë më në formë ose ndihen të çoroditura.

Nëse keni flokë kaçurrela, dhe majat e tyre humbasin strukturën, kjo është një tjetër shenjë që kërkon një vizitë te parukieri.

Eksperti i flokëve Philip B. sugjeron që nuk duhet të prisni më shumë se gjashtë muaj për t’i prerë flokët, pasi pas një periudhe të gjatë, majat kanë tendencë të bëhen të dëmtuara dhe të thyen.

Edhe nëse po përpiqeni të rritni flokët, është e rëndësishme t’i shkurtoni ato rregullisht. Kjo mund të duket kundërproduktive, por në të vërtetë ndihmon që flokët të rriten më shëndetshëm dhe më shpejt.

Meri Kate O’Conner, një tjetër ekspert në fushën e flokëve, rekomandon që të mos prisni që dëmtimi të shkojë deri në nivelin e boshtit të flokëve. Të shkurtoni flokët në mënyrë të rregullt është çelësi për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika