Si të përgatisim një kek me mollë

Kek me mollë

Në një tas fillimisht shtoni vezët me sheqerin, i rrihni me mikser elektrik derisa sheqeri të shkrijë dhe veza të bëhet kremoze.

Shtoni gjalpin e shkrirë dhe të ftohur, i përzieni së bashku duke shtuar pak nga pak miellin e trazuar me pluhurin pjekës.

Pastaj masën që u krijua e shtroni në një tavë keku.

Ndërkohë qëroni mollët, i prisni ato në feta me trashësi mesatare dhe i përzieni me lëng limoni, 2 lugë sheqer, vanilje dhe pak kanellë. Mbuloni komplet tavën e kekut me feta molle në formë rrethore dhe e vendosni atë në furrën e parangrohur në 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

Pasi keku të ftohet mund ta pudrosni me sheqer pluhur sipas dëshirës

Përbërësit:

  • 3 kokrra vezë
  • 100 gr gjalpë
  • 150 gr sheqer
  • 300 gr miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 4 kokrra mollë
  • ½ lëng limoni
  • 2 lugë gjelle sheqer për mollët
  • Sheqer vanilje

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika