Si të shmangim “shpërthimin” tek fëmijët pas refuzimit të kërkesave të tyre?
E ftuar në studio në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin ishte psikologia dhe logopedia Liza Fazliu. Fazliu deklaroi se teksa fëmijët rriten, ata dëshirojnë qët’i testojnë kufijtë e kërkesave ndaj prindërve të tyre, por edhe pritshmërive që prindërit kanë për ta. Gjatëkësaj periudhe sipas Fazliut, duhet pasur shumë kujdes në mënyrën e çasjes ndaj fëmijëve […]
E ftuar në studio në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin ishte psikologia dhe logopedia Liza Fazliu.
Fazliu deklaroi se teksa fëmijët rriten, ata dëshirojnë qët’i testojnë kufijtë e kërkesave ndaj prindërve të tyre, por edhe pritshmërive që prindërit kanë për ta. Gjatëkësaj periudhe sipas Fazliut, duhet pasur shumë kujdes në mënyrën e çasjes ndaj fëmijëve sepse ata në këtëkohë janë duke e zbuluar vetën e tyre dhe duke krijuar individualitetin dhe autonominë e tyre.
Sjelljet e prindërve ndaj fëmijëve të tyre sipas psikologes duhet të jenë konsistente që nga fillimi, ndërveprimi duhet të jetë gjithmonë i njejtë pasi kur fëmiu mbërrin moshën 5 apo 6 vjeçare është shumë e vështirë që t’i ndërrohen sjelljet e tij.
Shpërthimet tek fëmijët në rastin e mos plotësimit tëdëshirave sipas Fazliut, vijnë për shkak të shumëfaktorëve. Nga to mund të jenë pritshmëritë e paarsyeshme të prindërve ndaj fëmiut, mund të jenëproblemet e fëmiut në shkollë, problemet në familje mes prindërve, por arsyeja kryesore sipas saj ështëçasja e prindërve ndaj fëmiut, pasi prindi duhet që nga fillimi të reagojë ndaj një sjellje të paduhur të fëmiut qëai ta zëvendësojë atë dhe të mos mësohet me atë sjellje të caktuar, e jo sjellje të tilla të kalojnë të pavëzhguara nga prindërit.
Fazliu thekson se nuk duhet që prindërit t’i refuzojnë të gjitha kërkesat e fëmijëve të tyre. Ideale sipas saj është që të komentohen të gjitha kërkesat dhe të arsyetohen, pasi fëmijët kuptojnë shumë më shumë nga sa ne mendojmë, andaj një kërkesë e paarsyeshme e fëmijëve duhet ta marrë një përgjigje me arsyetim nga prindërit që refuzimi i saj të jetë më i lehtë.















