Si u organizua protesta e 1 tetorit, njëra nga kthesat historike?

Sot janë bërë 25 vite nga protesta studentore e 1 tetorit të vitit 1997. RTV Dukagjini sjellë rrëfimin e Mihane Salihu, e cila ishte edhe njëra nga organizatorët e kësaj proteste, duke kujtuar momente të asaj dite. Në këtë përvjetor, në nderim të veprës së profesorit dhe rektorit të atëhershëm të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, kryeministri, Albin Kurti, ka vënë kurora lulesh dhe ka bërë homazhe para varrit të tij

Pamje nga protestat e 1 tetorit 1997





Janë bërë 25 vjet qysh kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit u përballë me lëkundjen e parë të pushtetit të tij në Kosovë.

Me 1 tetor të vitit 1997, studentë e profesorë të Universitetit të Prishtinës dolën në rrugë duke kërkuar hapjen e tij, në atë që njihet si protesta më e madhe studentore në Kosovë.

Edhe pse kanë kaluar dy dekada e gjysmë, Mihane Salihu, i ka ende të freskëta ngjarjet e asaj dite.

Ajo bashkë me shumë kolegë kishin kontribouar në organizimin e kësaj proteste.

E, në marshin që filloi nga Lagja “Velani” e kryeqytetit, në rreshtat e parë të protestueseve ishte edhe Mihanja.

Ajo rrëfen për RTV Dukagjini, momentin kur është përshëndetur ne prindërit e saj, para daljes në protestë.

“Jam përshendetë me prindërit dhe shihemi, jo kujdes por shihemi. Dhe për secilin familje që ka pas tre katër studentë të i lëshonte të gjithë dhe të mos dinin prindërit a do të kthehesh ajo, është ajo ndjenja që unë mbaj mend, të them realisht në atë nuk e kam menduar, thjesht kam thënë të shkoj të kryej obligimin tim” , ka thënë Mihane Salihu.

Ajo kujton edhe momentin e ndërhyrjes së kordonit policor të regjimit serb.

“Unë kam qenë tek rendi i parë, i dytë aty dhe ndërhyjra e policisë ka qenë e vrullshme  e egër, brutale dhe ajo cka unë mbajë mend 25 më vonë është gazi lotësjellës që u hodh mbi ne dhe pastaj krismat e shkopinjëve të gomave dhe ato thirrjet (kape, mbaje, ik). Unë kam pësuar ca të rrahurash shkopinjësh mirëpo unë nuk jam arrestuar atë ditë”.

Mihane Salihu, njëra ndër organizueset e protestave të vitit 1997

Në këtë përvjetor, në nderim të veprës së profesorit dhe rektorit të atëhershëm të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, kryeministri, Albin Kurti, ka vënë kurora lulesh dhe ka bërë homazhe para varrit të tij.

Kryeministri Kurti duke bërë hiomazhe para varrit të profesorit dhe rektorit të atëhershëm të Universitetit të Prishtinës

“Ato dekada të jetës së tij ia kanë vlejtur shumë, jo vetëm për të dhe familjen e tij por për universitetin, Kosovën, studentët, për popullin dhe për mbarë kombin shqiptar. Ai ishte edhe trim, edhe i urtë, institucionalist dhe kryengritës, akademik dhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur…”, ka thënë Kurti.

Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi këtë protestë për ta kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, njihet si pikë kthese në përpjekjet për çlirim ku shumë persona u arrestuan nga policia serbe.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika