Sibel Halimi me diskutim mbi marrëdhënien në mes “trupit dhe politikës”, në librarinë “Dukagjini”

Diskutimi që do të mbahet në ambientet e librarisë "Dukagjini" do të tregojë edhe rezultatet nga hulumtimi empirik i vet autores, hulumtim ky i realizuar me gratë dhe vajzat në Kosovë

Sociologia dhe politikanja, Sibel Halimi do të jetë e pranishme në ambientet e librarisë “Dukagjini” më 31 maj për të diskutuar mbi trupin si konstrukt shoqëror, marëdhënien mes “trupit dhe politikës”.

Nën moderimin  e Agon Rexhepi,  diskutimi do të nisë nga ora 18:00 për të zgjatur deri në orën 19:00.

“Diskutimi përqendrohet edhe në studimet sociologjike të trupit dhe politikës, duke u ndalur te çështjet si: kontrolli politik i trupit, çlirimi i trupit nga pushteti politik, shfrytëzimi i trupit në politikë, ndikimi i politikave të trupit në formimin e identitetit individual dhe kolektiv, trupi si fushë e protestave politike dhe simbolikat politike të trupit. Marrëdhënia dinamike në mes biologjikes dhe ambientit social në të cilin gjendet individi kanë një efekt të fuqishëm në perceptim dhe krijimin e vetimazhit dhe respektit për veten”, bëhet e ditur në njoftimin e librarisë.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se diskutimi do të tregojë edhe rezultatet nga hulumtimi empirik i vet autores, i realizuar me gratë dhe vajzat në Kosovë lidhur me të kuptuarit e vlerësimit të trupit.

“Përtej shtjellimit teorik, diskutimi do të shpërfaq edhe rezultatet nga hulumtimi empirik i autores, i realizuar me gratë dhe vajzat në Kosovë lidhur me të kuptuarit e vlerësimit të trupit; qëndrimet e tyre rreth imazhit të trupit që do të ndihmojnë në dekonstruktimin e standardit të trupave të idealizuara të grave dhe vajzave në Kosovë. Imazhi i trupit dhe vlerësimi i tij janë koncepte gjithnjë në ndryshim dhe kanë një efekt të thellë në përditshmërinë dhe mënyrën e të jetuarit në përgjithësi. Problematika e trupit, disiplinimi e kontrolli i trupit, ribërja e trupit nëpërmjet modifikimit si dhe portretizimi i trupave në kulturën e komunikimit masiv përbëjnë katër aspektet qendrore të diskutimit, drejt të kuptuarit të trupit dhe njohjes së konstruktit shoqëror mbi ‘trupin ideal’ të grave dhe vajzave në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika