Siguri e shtuar në Graçanicë, “Vidovdan” kalon pa incidente
Kjo e mërkurë, nuk ka qenë një ditë pushimi për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në vend. Njësite të Policisë, kanë qenë në detyrë me angazhime të shtuara në shumë komuna, por të koncentruar në Graçanicë, ku serbët lokal të Kosovës mbajtën ceremoninë qëndrore për “Vidovdanin”. Përpos pjesëtarëve të policisë, kishte […]
Kjo e mërkurë, nuk ka qenë një ditë pushimi për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në vend.
Njësite të Policisë, kanë qenë në detyrë me angazhime të shtuara në shumë komuna, por të koncentruar në Graçanicë, ku serbët lokal të Kosovës mbajtën ceremoninë qëndrore për “Vidovdanin”.
Përpos pjesëtarëve të policisë, kishte edhe forca të shtuara të KFOR-it slloven e njësi të EULEX-it.
Me të nisur fjalimi i Patriarkut Porifrije, në qiell u dëgjua zhurma e një helikopteri që tregonte prezencën e misionit të NATO-së në Kosovë të cilët po monitoronin mbi Manastarin ku serbët po luteshin, e të njëjtën po e bënin edhe PK, vecse me dron.
Në terren kishte numër të madh të policëve civil, përfshirë edhe mbrojtjen e afërt që kujdesen kryeësisht për sigurinë e udhëheqësve shtetëror të Kosovës.
Mes pjesëmarrësve, e duke lëvizur edhe nëpër Graçanicë, është parë edhe djali i presidnetit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, 24 vjeçari Danilo Vuçiq.
Ai, me një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”, ka lëvizur në shoqëri të disa personave.
Për qëndrimin e tij dhe mesazhin që e ka mbartur, ka shkruar edhe vet presidenti serb.
“T’u them se këtë mendon secili nga ne Vuçiqët, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, ka deklaruar Vuçiq.
Dukagjini, në lidhje me prezencën e Vuçiqit të ri dhe personave që e kanë shoqëruar, ka dërguar pyetje në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Policisë, por nuk ka marrë një përgjigje.
Ndërkohë, Policia e Kosovës forca të shtuara kishte edhe në Gazimestan, atje ku shumë serbë e vazhduan festën e “Vidovdanit”, vecse këtu secili u kontrollua detajisht nga Policia e Kosovës, por megjithatë, nuk janë regjistruar incidente, siç ka ndodhur në shumë raste në të kaluarën.















