Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar këtë të premte në Stamboll presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Osmani ka bërë të ditur se e ka falënderuar homologun e saj turk për përkushtimin dhe mbështetjen për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

“Sot, në Stamboll, takova presidentin Erdogan. Në kuadër të zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë”, është shprehur Osmani.

Nëpërmjet një postimi në X, presidentja Osmani ka shkruar se me presidentin e Turqisë ka biseduar për situatën e sigurisë, ndërsa ka shprehur përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”, ka shkruar tutje presidentja Osmani.

Today, in Istanbul, I met President @RTErdogan.

In light of recent security developments, I expressed our gratitude for Türkiye’s support and commitment to peace & security in our region.

We are dedicated to continue bolstering cooperation between our countries. 🇽🇰🇹🇷 pic.twitter.com/a3vXZjyb2l

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 8, 2023