Simiq u kundërpërgjigjet deklarimeve të Kusari-Lilës: S’më ka nxjerrë kurrë nga zyra e saj, na kërkoi vota dhe Radojçiqi e dha pëlqimin

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Sllavko Simiq, pas publikimit të komunikimeve të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin, ka konfirmuar bashkëpunimin mes tyre.

Sipas Simiqit, kryekrimineli Radojçiq i kishte dhënë udhëzime për të mbështetur disa nisma ligjore të kërkuara nga Kusari-Lila, përfshirë ligjin për pagën minimale dhe emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne si grup parlamentar kemi votuar pro ligjit për pagën minimale dhe kemi mbështetur emërimin e gjyqtarëve me udhëzim nga Radojçiq, të cilat na i kërkoi Mimoza Kusari-Lila,” ka deklaruar Simiq për Debat Plus, duke shtuar se komunikimet mes tij dhe shefes së deputetëve të VV-së kanë vazhduar edhe pas qershorit.

Kusari-Lila pas publikimit të përgjimeve, ka theksuar se kishte nxjerrë nga zyra Simiqin, por ky i fundit e ka mohuar këtë.

“Sa i përket pyetjeve tuaja, unë kam dhënë përgjigjet në njoftimin tim që ia kam dërguar mediave për herë të parë kur doli në publik aferën “Zdravo” në Kosovë. Ajo që mund të shtoj është se Mimoza Kusari nuk më ka nxjerrë kurrë nga zyra e saj, as atëherë në muajin qershor, dhe unë kam prova se kemi qenë në kontakt edhe pas kësaj. Sa i përket kërkesave që kemi pasur, dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, z. Radoiçiq i tha Mimozës që t’ia përcjellë shefit të saj, më mirë është të kontaktoni atë, ndoshta ndonjëherë do të jeni në pozita ta merrni një përgjigje për këtë pyetje, ose do ta merrni nga ai. Unë e di se si grup parlamentar kishim udhëzim dhe miratim nga Radoiçiq për të mbështetur ligjin për pagën minimale, që ne si grup parlamentar e bëmë dhe votuam PRO ligjit për pagën minimale në muajin qershor, dhe kishim udhëzim nga Radoiçiq që të mbështesim zgjedhjen e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese që na e kërkoi Mimoza”, thuhet në deklarimin e Simiqit.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika