Simiq për vizitën e Bërnabiq-it: Besojmë vetëm në shtetin e Serbisë

I dyti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se pret të ketë investime nga ana e Serbisë në fshatrat e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me qëllim që të ketë jetë në këto vise

Nenkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka reaguar pas paralajmërimit të vizitës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, në Republikën e Kosovës më 5 shtator. Sipas të dytit të Listës serbe ky është një shans i mirë për të pasi kanë mundësi t’i dërgojnë një mesazh.

“Ne do të dërgojmë një mesazh të qartë se besojmë vetëm në shtetin e Serbisë, se është vetëm vendi ynë, se besojmë në presidentin Aleksandar Vuçiq”, ka thënë ai.

Më tej, Simiq ka treguar se e ka në plan t’i kërkojë të para së qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabiq, investime në fshatrat serbe në Komunat Veriore të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ketë “jetë për serbët në Kosovë”.

Ai treguar se projektet duhet të vazhdojnë më të njëjtin volum siç kanë qenë në vitet e fundit.

Kryeministrja e Serbisë do të hyjë me letërnjoftim në territorin e Kosovës, ka sqaruar Simiq. Ai ka theksuar se identifikimi do të jetë i njëjtë “sikur të ishte në ndonjë pjesë tjetër të Serbisë”.

Ndërkohë, Simq e ka akuzuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti se ky i fundit “pret që këtu[në Veri të Republikës së Kosovës] të ketë tension, probleme, kaos, e gjitha kjo falë lëvizjeve të tij të njëanshme. Ne jemi të interesuar për paqen dhe ky është mesazhi kryesor i popullit serb”.

Sipas tij, i pari i qeverisë së Kosovës, Kurti, nuk është duke arritur që ta fshehë zemërimin e tij për gjithçka që kryesia shtetërore e Serbisë po bën “për ta stabilizuar situatën në terren”, raporton KosovoOnline, transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika