Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për Luginën e Preshevës e ka akuzuar shtetin e Serbisë për hipokrizi.

Ajo tha se Serbia ankohet se nuk ka mjaft serbë etnikë në Policinë e Kosovës në veri, por vetëm një e treta e policisë serbe në Luginë janë shqiptarë etnikë, pavarësisht se përbëjnë shumicën e popullsisë.

“Serbia shpesh ankohet se Policia e Kosovës nuk ka mjaft policë serbë etnikë në veri. Por vetëm 1/3 e policisë serbe në Luginën e Preshevës janë shqiptarë etnikë, pavarësisht se janë një shumicë dërrmuese e popullsisë – dhe kurrë nuk kanë dhënë dorëheqje kolektive”, tha ajo.

Serbia often complains that @Kosovo_Police doesn’t have enough ethnic Serb officers in the north. But only 1/3 of the Serbian police in the Presheva Valley are ethnic Albanian, despite them being an overwhelming majority of the population—and never having collectively resigned. pic.twitter.com/1cxhNgAlR3

— Ardita Sinani (@SinaniArdita) October 10, 2023