Sindikata e Administratës: Ndalja e pagës është shkelje ligjore

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK), e ka quajtur shkelje ligjore, mosprocedimin e pagave për punëtorët e sektorit publik

Ilustrim





Veprimin e Qeverisë së Kosovës për mosprocedimin e pagave për muajin shtator, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK), po e konsideron shantazh e tendencë për frikësim.

Kështu e ka shprehur shqetësimin kjo sindikatë, përmes një komunikate për media, ku thuhet se ndalja e pagës është shkelje ligjore.

“Ndalja e pagës është shkelje ligjore tanimë e thënë nga të gjithë, por s’mjafton kjo e fatkeqësisht shkelëse e ligjit bëhet vetë Qeveria, e cila në rrethana normale do duhej të jetë zbatuese e drejt dhe transparente e ligjeve”, thuhet në reagimin e tyre.

“Por, siç shihet kjo Qeveri ka për mision shkatërrimin sindikatave dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me demokracinë dhe të menduarit ndryshe. Kjo tendencë është e rrezikshme dhe duhet distancuar nga kjo formë e të menduarit dhe vepruarit nga kjo Qeveri”, vijon njoftimi.

Teksa qëndron pranë SBASHK-ut, kjo sindikatë ka kërkuar nga Qeveria procedimin e pagave të punëtorëve të sektorit të arsimit dhe ka kërkuar që urgjentisht takim me sindikatat e tjera për t’i diskutuar kërkesat e tyre.

“Sindikata e Pavarur e Administratës të Kosovës, qëndron fuqishëm përkrah SBAShK-ut dhe i siguron që ashtu siç ishim bashkë përgjatë rrugëtimit tonë 35 ditor, prapë do të jemi deri në realizimin e kërkesave tona të drejta e legjitime”.

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka theksuar se do të ketë ekzekutim të pagave vetëm për punëtorët e arsimit të cilët nuk kanë qenë në grevë.

“Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”, ka shkruar Nagavci.

Nagavci ka thënë se në takimet me Sindikatën e Arsimit, kanë diskutuar në lidhje me kompensimin e pagave nga vetë sindikata, por ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Sipas saj, ligji e ndalon kompensimin për punëtorët që kanë qenë pjesë e grevës.

“Kemi diskutuar me Kryesinë e SBASHK-ut se a do të kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodh në shumicën e vendeve të tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer”, ka thënë ajo.

“Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi”, ka vijuar ajo.

E para e arsimit ka bërë të ditur se me kërkesë të ministrit të Financave, Hekuran Murati, Ministria e Arsimit i ka dërguar të dhënat e tyre për punëtorët e arsimit që nuk kanë qenë pjesë e grevës, për t’ua proceduar pagat.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika