Sindikata e arsimit kërcënon me greva të përgjithshme

Kërkesat e vazhdueshme që ka pasur Sindikata e Arsimit nuk janë marr parasyshë nga Qeveria e Kosovës për cka kjo sindikatë po planifikon grevë masive para fillimit të vitit të ri shkollor.  Kërkesa e tyre kryesore është mujore 100 euro deri sa të miratohet ligji i pagave.

Ilustrim

Viti i ri shkollor po afrohet.  E Qeveria nuk ka përgjigjie akoma për kërkesat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

Kërkesa e tyre kryesore ka qenë shtesa mujore 100 euro deri sa të miratohet ligji i pagave.

Mosaprovimi i kësaj kërkese dhe të tjerave ka bërë që SBASHK-u të mendoj për Greva të Përgjithshme para 1 shtatorit në mënyrë që ta bllokoj gjithë procesin mësimor.

“Duke u bazuar se në afat ligjor Qeveria nuk ka kthyer përgjigjie, konsiderojmë që nuk ka pranuar kërkesat tona kështu që është hapur rruga për veprimin më radikal të mundshëm të sindikatës që është greva”, ka deklaruar Ymer Ymeri, sekretar në SBASHK.

Se kanë nevoje për një rritje page e  thonë edhe vet mësimdhënësit.

Sipas arsimtares së matematikës, Xhevahire Krasniqi ngritjen e cmimeve nuk mundet me i përballu paga e tyre mujore.

“Me rrogat që tash i kemi dhe me cmimet që janë rritur kaq shumë për neve është e pamjaftueshme kshtu që tash mundemi me jetu jo por me mbijetu”, ka deklaruar Krasniqi.

Për këtë situatë nga Qeveria sqarime ka kërkuar edhe RTV Dukagjini por ata nuk kanë kthyer përgjigjie.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika