Sindikata e policisë – Qeverisë: Të dalin shtesat në pagën e marsit ose marrim masa

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit mars

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që me pagën e muajit mars të realizohen shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, pa përjashtim.

Në një komunikatë për media, sindikata ka caktuar një afat kohor për qeverinë për përgjigje në lidhje me këtë kërkesë dhe disa të tjera.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit mars dhe në asnjë rast të mos ketë zbritje gjatë kategorizimit nga ajo që ka qenë deri më tani, gjegjësisht para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave dhe në mënyrë retroaktive të kompensohet edhe shtesa e muajit shkurt”, thuhet në njoftim.

Këto adresime të kërkesave erdhën pas një takimi që kanë mbajtur të premten anëtarët e Këshillit Drejtues të kësaj sindikate.

Ndërkaq pakënaqësitë tjera kanë qenë si “zvogëlimi i pagës neto në disa sektor dhe nivele të ndryshme në kuadër të PK-së, mospagesa e shtesës së rrezikshmërisë për zyrtarët policorë, mospagesa e shtesave për kushte të veçanta dhe specifike të punës për disa kategori të stafit civil (punonjësit në PK), pakënaqësitë në kategorizimin e disa profesioneve të stafit civil dhe mbështetës dhe mospërfillja e listës së dërguar nga komisioni i menaxhmentit policor për kategorizimin e profesioneve të ndryshme në PK”.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të realizojë shtesat për stafin civil në PK, ashtu siç i kanë realizuar deri më tani para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe gjithashtu të ketë shtesa për punë specifike dhe për kushte të veçanta të punës. Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që stafin civil ta kategorizojë sipas listës së dërguar nga Policia e Kosovës. Po ashtu, kërkesë e veçantë është që një përfaqësues i sindikatës të merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit në komisionin për caktimin e rrezikshmërisë dhe shtesave të veçanta për kushtet specifike të punës. Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të realizoj shtesat për stafin civil në PK, ashtu siç i kanë realizuar deri më tani para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe gjithashtu të ketë shtesa për punë specifike dhe për kushte të veçanta të punës”, vijon komunikata.
Kujtojmë se, të martën e 28 shkurtit dhe të mërkurën më 1 mars, ka pasur reagime të shumta lidhur me pagat që i janë dhënë sektorit publik.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për përcaktim të shtesave, procesi i mbledhjes së të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, dhe sipas njoftimit, këto shtesa për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars.

Në lidhje me këtë njoftim, Bajrami e LDK-së ka thënë se është vetëm sa për amortizim të pakënaqësive.

“Ne e kemi parë njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kam shumë frikë se është vetëm për amortizim të pakënaqësive, sepse konkretisht flet vetëm për tri shtesa”, ka deklaruar ajo.

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme, më 28 shkurt, kishte njoftuar se të gjithë zyrtarët publikë se do të disbursohen pagat e para sipas Ligjit për Paga, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika