Sindikata e Policisë shpreh pakënaqësi ndaj Qeverisë për mos ekzekutimin e shtesave të rrezikshmërisë

Sindikata e Policëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj se dhe në muajin prill nuk kanë dalë shtesat e premtuara nga qeveria për rrezikshmëri

Sindikata e Policëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj se dhe në muajin prill nuk kanë dalë shtesat e premtuara nga qeveria për rrezikshmëri.

“Duke u bazuar në dy komunikatat e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të muajit shkurt dhe muajit mars me arsyetimin dhe premtimin se Qeveria e Republikës së Kosovës në pagën muajin maj në menyrë retroaktive do të ekzekutoj pagesën e rrezikshmerisë për të gjithë zyrtarët policor ku per fat te keq ky premtim nuk u realizua as në këtë muaj”, thuhet në komunikatën për media të Sindikatës së Policëve të Kosovës.

Në këtë komunikatë, kjo sindikatë ka thënë se vazhdon të pranoj vërejtje dhe ankesa nga të gjitha njësitë në kuadër të Policisë së Kosovës per mos realizimin e shtesës së rrezikshmerisë edhe në këtë muaj.

“Andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, dhe kategorizimin e disa profesioneve të Stafit Civil dhe mbështetës pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit maj ne fillim te Qershorit dhe në asnjë rast të mos ketë shtyrje ne realizimin e së drejtës për të gëzuar të drejtën në shtesën e rrezikshmerisë”, thuhet tutje në komunikatë.

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreson se Qeveria e Kosovës “do të reflektoj dhe pa humbur kohë do ta realizoj shtesën e rrezikshmerisë si e drejtë elementare dhe e merituar në të kunderten e mos ralizimit të kësaj kërkese siç po ndodh edhe me kërkesat tjera qe ia kem parashtruar deri me tani Qeverisë, ne si Sindikatë jemi të detyruar që të ndërmarrim masat sindikale bazuar në ligjin mbi organizimin sindikal dhe ligjin e Policisë së Kosovës për t’i realizuar të drejtat tona në plotësimin e kërkesave tona”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika