Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë paralajmëron grevë, shkak diskriminimi i infermierëve nga ShSKUK

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë ka paralajmëruar grevë nëse infermierëve nuk u paguhet dita e tre janarit si ditë feste

Foto ilustruese

Greva e protesta ka paralajmëruar Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së.

Shkak, sipas tyre, është diskriminimi i infermierëve nga ShSKUK-ja. Sipas Sindikatës, për dallim nga mjekët të cilët janë paguar për ditën e lirë me datën tre janar që është konsideruar ditë feste, për infermierët nuk është bërë e njëjta gjë.

Protesta, sipas Sindikatës, do të ndodhë pas shtatë ditëve nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre.

“SHSKUK edhe këtë herë diskriminon infermierët, duke paguar për mjekët ditën e lirë të dt. 03.01.2023 si ditë feste, ndërsa për infermierët ndodhë e kundërta, pagesë e rëndomtë si një ditë pune. Ne në asnjë rrethanë nuk jemi që mjekët të mos paguhen, por pse jo edhe infermierët, pse ky diskriminim nga SHSKUK?”, thuhet në njoftim.

“Kërkojmë nga SHSKUK që në afat prej 7 ditësh të na garantohen pagesat si festë të datës 03.01.2023. Nëse kjo nuk garantohet, ne jemi të gatshëm që menjëherë pas kalimit të këtij afati të fillojmë me protesta dhe të vazhdojmë me greva”, vijon njoftimi.

Sindikata e Punëtorëve të QKUK-së thotë se kjo nuk është hera e parë që kategoria e infermierëve nuk trajtohet njëjtë sikurse kategoritë e tjera.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika