Sindikata e re e KEK-ut proteston sërish, kërkojnë plotësimin e kërkesave

Nexhat Llumnica, nga Sindikata e re e KEK-ut, lidhur me protestën e sotme të punëtorëve të KEK-ut, ka thënë se kanë pasur takime të pareshtura me menaxhmentin, por, sipas tij, gjithëherë ka pasur vetëm shtyrje dhe asgjë tjetër

Nexhat Llumnica nga sindikata e re e KEK-ut

Nexhat Llumnica, nga Sindikata e re e KEK-ut, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka thënë se po protestojnë për herë të dytë për kërkesat e njëjta, derisa rikujtoi se protesta e parë ishte më 28 prill të këtij viti.

Llumnica ka thënë se nuk janë rritur pagat që nga viti 2018, duke shtuar se me pagën e tyre, punëtorëve të KEK-ut u është ulur fuqia blerëse për 30 për qind.

“Ne po kërkojmë që atë boshllëk ta mbulojmë”, ka thënë Llumnica.

Ai ka bërë të ditur se ka punëtorë që punojnë deri në 16 orë, për shkak të mungesës për t’i mbuluar shpenzimet e tyre.

“Korporata Energjetike e Kosovës, në këtë rast, menaxhmenti po dëshiron që t’i shuajë kërkesat e sindikalistëve. Ne kemi pasur takime të pareshtura në këtë drejtim, por gjithëherë ka pasë vetëm shtyerje dhe asgjë tjetër”, ka thënë ai.

Tutje, ai është shprehur se menaxhmenti i KEK-ut gjithëherë mendon vetëm për financat dhe profitin e tyre dhe nuk e di nëse investohet në punëtorë.

Problemi është po i mbajnë paratë të grumbulluara, me qindra e miliona euro buxhet dhe në çdo fundvit çdo drejtor menaxhues apo kryeshef mund të krenohet se sa ka fituar. Por, nuk e dinë që nëse KEK-u nuk ka investime në punëtorë edhe miliardat po t’i ketë nuk do t’i shërbejnë kompanisë”, ka shtuar Llumnica nga sindikata e re e KEK-ut.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar sërish para zyrave të KEK-ut.

Lexo dhe: Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

Sipas sindikatës, kjo protestë vjen pas dështimit të marrëveshjes mbi ngritjen e pagave për punëtorët.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika