Sindikata e shqetësuar për policët në veri, Zeqiri: Po mbahen të bllokuar, po u kanoset rreziku nga ndonjë sëmundje

Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë ka thënë se policët në veri ka nëntë ditë që janë bllokuar. Ai ka theksuar se për shkak të bllokadave nga grupet kriminale, ka mbetur pa u bërë ndërrimi

Policia e Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës është shprehur e shqetësuar për policët që kanë mbetur tash e nëntë ditë të bllokuar në Leposaviq dhe Jarinjë.

Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë, për RTK ka thënë se morali dhe motivi i policëve të vendosur në veri është i lartë.

Megjithatë, ai ka theksuar se policët atje duke u mbajtur të bllokuar po e rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre.

“Shqetësimi ynë është jashtëzakonisht i madh. Kemi kontaktuar me kolegët që nëntë ditë kanë mbetur në Leposaviq dhe Jarinjë e që për shkak të bllokadave nga grupet kriminale ka mbetur pa u bërë ndërrimi. Morali dhe motivi i kolegëve është i lartë përkundër vështirësive që u janë krijuar. Në këto rrethana e kanë të rrezikuar shëndetin dhe jetën”, është shprehur Zeqiri.

Po ashtu, ai ka thënë se gjendja e policëve në Leposaviq e Jarinjë është e mirë.

Zeqiri ka kërkuar që urgjentisht Qeveria e Kosovës të bashkërendojë veprimet me ndërkombëtarët.

Ai ka thënë se është jashtë normales “zvarritja dhe pengesa” e punës së organeve të rendit.

“Po mbahen të bllokuar, gjendja e tyre është e mirë por u kanoset rreziku nga ndonjë sëmundje, ngase për 9 ditë atje mungojnë kushtet për higjienë personale dhe shqetësimi ynë është ky, pse një hezitim i tillë i ndërkombëtareve konkretisht i KFOR-it, mendoj se është dashur të bëhej ndërrimi, dhe kërkesa jonë ka qenë menjëherë që rrugët të zhbllokohen. Kërkojmë urgjentisht edhe nga qeveria institucionet tona qendrore që të bashkërendojnë veprimet me ndërkombëtarët. Është jashtë çdo normaleje kjo zvarritje dhe pengesë në punën e organeve të rendit”, ka përfunduar Zeqiri.

“Policia e Kosovës është e aftë dhe ka të gjitha kapacitetet e nevojshme të përballet me këto struktura kriminale”

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika